Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Nishani e propozoi Sejkon për guvernator të BSH-së


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka sot propozuar Kuvendit të Shqipërisë, që për guvernator të Bankës së Shqipërisë, të emërohet Genti Sejko, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i bankës Societe Generale Albania, ka njoftuar presidenca.

Në propozimin e tij, zoti Nishani ka theksuar se Genti Sejko është zgjedhur nga 42 kandidatët që kanë konkurruar, për “dy dekada të përvojës së tij të menaxherit, dijes profesionale dhe integritetit moral”.

Zoti Sejko do ta zëvendësoj Ardian Fullanin, i cili ishte shkarkuar për neglizhencë, pasi një i punësuar ka vjedhur miliona dollarë, raporton agjencia Reuters nga Tirana.

XS
SM
MD
LG