Ndërlidhjet

Daçiq: BE-ja zyrtarisht nuk ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar zyrtarisht që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, për tu bërë anëtare e saj, ka deklaruar sot ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Këtë ndokush mund ta thotë në bisedë që nuk ka karakter formal, por në të gjitha komunikimet zyrtare me BE-në asnjëherë, as nuk është shkruar e as nuk është thënë, se Serbia ka obligim ta njohë pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha Daçiqi gjatë një konference për gazetarë sot në Beograd, i pyetur për ta komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, se Serbia do të ballafaqohet me zgjedhjen: Kosova apo Evropa.

“Këtë kërkesë Bashkimi Evropian mund ta bëjë kur të arrihet pajtueshmëri brenda BE-së, por këtë marrëveshje nuk e ka, pasi 5 vende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiqi, dhe ka shtuar se “përse Serbia do të kishte më tepër obligim për ta njohur Kosovën se Spanja apo Qiproja”, raporton Beta.

Sipas tij, obligimet që i ka Serbia për t’i plotësuar janë përparimi në dialogun me Prishtinën, që është neutral në raport me statusin, normalizimi i marrëdhënieve dhe arritja e marrëveshjeve me forcë obliguese.

XS
SM
MD
LG