Ndërlidhjet

Hagel: Puna e SHBA-së në Afganistan s’ka përfunduar


Shefi i Pentagonit, Chuck Hagel.
Shefi i Pentagonit, Chuck Hagel.

Shefi i Pentagonit, Chuck Hagel, u ka thënë trupave amerikane në Afganistan se misioni i tyre nuk ka përfunduar ende, pasi ato do të zhvendosen në një rol trajnues për trupat afgane.

Duke folur në bazën Gamberi, pranë qytetit Xhalalabad, Hagel ka thënë se ka qenë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të sigurojnë se përparimi i arritur nuk do të përmbyset.

Pas përfundimit të misionit luftarak në fund të dhjetorit, në Afganistan do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe 12,500 trupa ndërkombërare për të trajnuar dhe këshilluar forcat afgane.

Kjo është vizita e fundit e Hagelit në Afganistan si sekretar i mbrojtjes, pasi ai ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka emëruar Ashton Carterin për pasardhës të tij.

XS
SM
MD
LG