Ndërlidhjet

Gjashtë të liruar nga Guantanamo arrijnë në Uruguaj


Guantanamo
Guantanamo

Gjashtë të burgosur, të liruar nga qendra amerikane e paraburgimit në Guantanamo, kanë arritur në Uruguaj.

Muaj më parë, Uruguaji ka rënë dakord që të pranojë gjashtë personat – katër sirianë, një tunizian dhe një palestinez – në shenjë humaniteti.

Ata janë burgosur 12 vjet më parë për lidhje të dyshuara me Al Kaidën, por kurrë nuk janë akuzuar.

Rreth gjysma e 136 personave që ndodhen në Guantanamo janë liruar, por nuk kanë ku të shkojnë për shkak se vendet e tyre janë të paqëndrueshme ose të pasigurta.

“Shtetet e Bashkuara i janë mirënjohëse Qeverisë së Uruguajit për gatishmërinë e saj për të mbështetur përpjekjet e Uashingtonit për të mbyllur qendrën e paraburgimit në Guantanamo”, ka thënë Pentagoni përmes një deklarate.

XS
SM
MD
LG