Ndërlidhjet

logo-print

Bush i kërkon të vëllait të kandidojë për president


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W.Bush.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W.Bush.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i ka bërë thirrje vëllait të tij, Jeb, që të kandidojë për president më 2016.

“Jeb e di se unë dua që ai të kandidojë. Nëse duhet, e përsëris: Jeb kandido”, ka thënë Bush.

Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për televizionin CNN.

Jeb Bush është ish-guvernator i shtetit të Floridës dhe një nga disa republikanët që pritet të kërkojnë nominimin e partisë.

Ai ka thënë se do të marrë vendimin në fund të vitit.

George W. Bush ka qenë president nga vitit 2001 deri më 2009.

George H. W. Bush, babai i Jeb dhe George W. Bush, ka qenë në Shtëpinë e Bardhë nga viti 1989 deri më 1993.

XS
SM
MD
LG