Ndërlidhjet

Filipine: 21 të vdekur nga tajfuni Hagupit


Ishulli Samar në Filipine

Ishulli Samar në Filipine

Tajfuni Hagupit në Filipine ka lënë së paku 21 njerëz të vrarë.

Kryqi i Kuq i Filipineve ka thënë se 18 viktima janë regjistruar në lindje të ishullit Samar, ku stuhia ka zbarkuar më 6 dhjetor.

Mbi një milion njerëz kanë lënë shtëpitë në provincat lindore dhe qendrore të Filipineve, ku fuqia e erërave ka arritur deri në 150 kilometra në orë.

Tajfuni ka arritur tashmë në kryeqytetin Manila, por me intensitet më të dobët.

Në nëntor të 2013-ës, tajfuni Haiyan ka lënë më shumë se 7,300 njerëz të vdekur ose të zhdukur në Filipine.

XS
SM
MD
LG