Ndërlidhjet

Rusia: SHBA do të rrëzojë Putinin


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Një zyrtar i lartë rus ka thënë se Moska nuk do të bie pre e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, të cilat, sipas tij, synojnë të rrëzojnë presidentin Vladimir Putin nga pushteti.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka thënë se Moska “nuk është e gatshme të bëjë lëshime ndaj SHBA-së në çëshjet thelbësore”, por kërkon “balancë të interesave”.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një seance dëgjimore në Parlament për marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina në muajin mars dhe për shkak të mbështetjes së vazhdueshme për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ryabkov i ka thënë Dumës Shtetërore se qëllimi i sanksioneve të SHBA-së është “të krijojnë kushtet sociale dhe ekonomike për ndryshimin e pushtetit në Rusi”.

XS
SM
MD
LG