Ndërlidhjet

Atambaev përfundon vizitën në Lindjen e Mesme


Ilustrim
Ilustrim

Me vizitën e tij në Doha të Katarit, presidenti i Kirgizisë Almazbek Atambaev, e përfundon sot turneun e tij një javor në Lindjen e Mesme.

Zyra për media e presidentit të Kirgizisë, ka njoftuar se Atambaev e ka nënshkruar sot një dekret për krijimin e ambasadës kirgize në Doha.

Një dekret i ngjashëm për hapjen e ambasadës në Abu Dabi, është nënshkruar gjatë vizitës së Atambaev në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë ditës së sotme, Atambaev, pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Katarit, me të cilët do të diskutoj çështjet ekonomike, tregëtare dhe të transportit.

Vizita e Atambaev është realizuar në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Katar, vende këto në të cilat mijëra kirgizë janë duke punuar.

XS
SM
MD
LG