Ndërlidhjet

Modi bën thirrje për dalje në zgjedhje në Kashmir


Ilustrim
Ilustrim

Kryeministri i Indisë Nerendra Modi, ka bërë të ditur se ushtria e vendit të tij në rajonin e kontestueshëm të Kashmirit, po e mbron demokracinë nga rebelët seperatisë.

Teksa ka folur në një tubim elektoral në zonën jugore të Kashmirit, kryeministri indian, iu ka bërë thirrje votuesve, që të mos frikësohen, por të dalin në zgjedhje të cilat do të mbahen më 9 dhjetor, në atë zonë.

Ai ka dënuar sulmet kryengritëse të 5 nëntorit, sulme të cilat kanë të vdekur 21 persona.

Modi po bën përpjekje të ndihmoj partinë Janata që të fitojë shumicën e votave në qytetin e vetëm të Indisë me shumicë myslimane.

Qindra liderë seperatistë dhe aktivistë të cilët kohëve të fundit kanë bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve, janë ndaluar nga forcat indiane.

India e ka kritikuar Pakistanin me pretendimin se po i trajnon rebelët dhe po i furnizon me armë.

Pakistani i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Rreth 70 mijë persona janë vrarë në luftën kundër sundimit indian në Kashmir.

XS
SM
MD
LG