Ndërlidhjet

Tre të vdekur nga aksidentimi me ariun në Florida


Ilustrim
Ilustrim

Tre persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar gjatë një aksidenti që ka ndhour kur një veturë, teksa po qarkullonte në një rrugë me dy korsi në Everglades të Floridas, e ka goditur një ari dhe më pas e ka ndalur makinën në rrugë.

Autoritetet kanë bërë me dije se një veturë e llojit Cadillac Esscalade e kishte goditur ariun të dielën në mbrëmje dhe personat që gjendeshin në makinën e dytë, ishin ndaluar për ta ndihmuar atë.

Teksa ata po bënin përpjekje që ti ndihmonin, në makinë e markës Mercedes kishte ardhur nga pas dhe i kishte goditur.

Si rezultat i aksidentimit kanë vdekur tre persona dhe ariu.

Katër persona me gjendje të rëndë shëndetësore, sipas autoriteteve të atjeshme janë dërguar në një spital në Fort Lauderdale.

Katër persona me lëndime më të lehta, pas dhënies së ndihmës së parë, janë liruar për në shtëpi.

Zyrtarët kanë njoftuar se në mesin e viktimave, kishte edhe fëmijë.

Zëdhënësi i policisë Seminole Gary Bitner, ka bërë të ditur se dy nga trembëdhjetë personat e përfshirë, nuk janë lënduar.

Në mesin e dy të shpëtuarve është edhe një grua që gjendej në automjetin që ka goditur ariun.

XS
SM
MD
LG