Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria ukrainase dhe seperatistët, të gatshëm për takimin e radhës


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësues nga ushtria ukrainase dhe udhëheqësit e seperatistëve pro-rusë në Ukrainën Lindore, thonë se janë të përgatitur për mbajtjen e një takimi të radhës me qëllim të një armëpushimi të vërtetë.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andriy Lysenko, ka bërë të ditur se zyrtarët në Kiev, janë të përgatitur që të marrin pjesë në takim.

Rusia i ka dhënë mbështetje të madhe raundit të ri të bisedimeve që mund të ndodhin këtë javë, në mes të forcave ukrainase dhe seperatisëve pro-rusë në atë pjesë, me qëllim që ti jipet fund konfliktit në Ukrainën lindore.

Denis Pushilin, njëri nga udhëheqësit e vetshpallur në Donjeck, ka thënë gjithashtu se është i gatshëm për takimin që do të mbahet në Minsk gjatë kësaj jave, por as ai, nuk ka përmendur ditën e takimit.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, ka njoftuar gjatë fundjavës së kaluar se ishte arritur një marrëveshje paraprake, për një takim që do të mbahet më 9 dhjetor.

XS
SM
MD
LG