Ndërlidhjet

Vriten pesë talebanë në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët bëjnë me dije se pesë talebanë janë vrarë sot, pasi që një sulmues vetvrasës dhe persona të armatosur, e kanë sulmuar një zyre të shefit të policisë në qakun e Afganistanit jugor.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Kandahar, Samim Khepolwak, ka njoftuar se sulmuesi vetvrasës ka shpërthyer eksplozivin e tij në portën hyrëse të zyrës së shefit të policisë, në Maywand.

Khepolwak, ka njoftuar se katër sulmues të tjerë janë vrarë gjatë përleshjeve me focat e sigurisë, përleshje që kanë zgjatur për rreth dy orë.

Katër civilë, një polic dhe një oficer i ushtrisë, janë vrarë gjithashtu.

Qadri Yusuf Ahmadi, zëdhënës i talebanëve, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Trupat ndërkombëtare ushtarake do ta përmbyllin misionin e tyre luftarak në fund të muajit ndërsa talebanët e kanë shtuar numrin e sulmeve në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe sulmet në kryeqytetin Kabul.

XS
SM
MD
LG