Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet kryetari i gjykatës ekonomike në Taxhikistan


Ilustrim

Ilustrim

Kryetari i gjykatës ekonomike në kryeqytetin e Taxhikistanit, është arrestuar sot nën akuzat për mitmarrje.

Zyrtarët e Agjencisë Shtetërore për Kontroll Financiar në Taxhikistan, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se kryetari i gjykatës në Dushanbe, Rahim Sharifzoda, dyshohet se në gusht të këtij viti ka marrë ryshfet 7 mijë dollarë, në këmbim të rishikimit të një rasti.

Dy nga sekretarët e kryetarit, si të dyshuar për ndihmë, gjithashtu janë arrestuar.

Hetimi ka filluar nën dyshimin se kryetari i gjykatës në Dushanbe, e ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare dhe ka marrë mito.

XS
SM
MD
LG