Ndërlidhjet

OKB kërkon 16.4 miliardë dollarë për të rrezikuarit në botë


Ilustrim
Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se për vitin tjetër iu duhen 16.4 miliardë dollarë, për të ndihmuar më shumë se 57 milionë njerëz të rrezikuar në botë.

Apeli i fundit i Kombeve të Bashkuara, ishte për një ndihmë prej 13 miliardë dollarësh dhe ishte llogaritur si kërkesa më e madhe që kishte bërë ndonjëherë kjo organizatë.

Valerie Amos, shefe e ndihmave në OKB dhe koordinatore e emergjencave, ka bërë të ditur se më shumë se 80 për qind e mjeteve të kërkuara, janë për vendet në konflikt, ku jeta e njerëzve është shkatërruar nga dhuna.

“Ne po përballemi me nevoja, nga një numër i paparë i njerëzve”, iu ka thënë ajo gazetarëve në Gjenevë.

Nga mjetet e kërkuara, OKB-ja planifikon ti ndaj 2.8 milionë me qëllim që ti ndihmoj të zhvendosurit brenda Sirisë si dhe 4.4 miliardë të tjera për të ndihmuar më shumë se 3 milion e 200 mijë refugjatë të Sirisë, që gjenden në shtetet fqinje.

Gjatë vitit të kaluar, Siria dhe Sudani jugor, kanë qenë vendet kryesore që kanë përfituar nga ndihmat e OKB-së.

Së fundi, kriza në Ukrainë, rritja e grupit militant të Shtetit Islamik si dhe epidemia Ebola, kanë shtuar kërkesat për ndihmë.

XS
SM
MD
LG