Ndërlidhjet

Në Kinë dënohen me vdekje tetë ujgurë


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykata në veriperëndim të krahinës Xinjiang të Kinës, i ka dënuar sot me vdekje, tetë anëtarë të komunitetit ujgur, si të akuzuar për dy sulme vdekjeprurëse në atë rajon.

Gjykata në kryeqytetin e rajonit Xinjiang, Urumqi, i ka dënuar edhe pesë të tjerë me vdekje ekzekutimi i vendimit të të cilëve do të bëhet pas dy vitesh, si dhe katër të tjerë i ka dënuar me burg.

Në maj të këtij viti, 39 persona janë vrarë dhe 94 të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi në një treg në Urumqi.

Në prill, tre persona janë vrarë dhe 79 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në stacionin hekurudhor të këtij qyteti.

Ujgurët në Xinjang, një popull turk mysliman, janë ankuar në vazhdimësi, për trajtimin e keq të tyre nën sundimin kinez.

XS
SM
MD
LG