Ndërlidhjet

SHBA dhe Britania, pjesë e konferencës për armët bërthamore


Ilustrim
Ilustrim

Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara dhe Britania, kanë dërguar përfaqësuesit e tyre, për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare që do të mbahet në Vienë, ku do të diskutohet për rrezikun që vjen nga armët bërthamore.

Zyrtarët indianë dhe pakistanezë, gjithashtu do të marrin pjesë në konferencë.

Por, Rusia, Kina dhe Franca kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin dy-ditor në Vienë, ku marrin pjesë 157 shtete të ndryshme.

Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se pjesëmarrja e dy anëtarëve të përhershëm të OKB-së në këtë konferencë, është suksesi i parë.

Ndonëse nuk e kanë deklaruar asnjëherë, Koreja veriore dhe Izraeli, mendohet se janë shtetet e botës që posedojnë armë bërthamore.

Gjatë muajit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë bërë me dije se do të marrin pjesë por nuk do të angazhohen në bisedimet rreth çarmatimit.

XS
SM
MD
LG