Ndërlidhjet

Rusia shfaq sistemin e mbrojtjes ajrore


Ilustrim

Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në Moskë, ushtria ruse ka shfaqur disa sisteme të mbrojtjes ajrore duke paraqitur raketa në qendër të qytetit.

Veprimet në Moskë vijnë në kohën e tensioneve që ka Rusia me Perëndimin, rreth Ukrainës.

Ministria e mbrojtjes ruse ka thënë se pajisjet janë shfaqur për të shënuar 100 vjetorin e krijimit të forcave të mbrojtjes ajrore të Rusisë.

Raketat S-400 Triumph dhe Pantir-S, dhe pajisje të tjera, janë shfaqur publikisht në hapësirën jashtë teatrit të ushtrisë ruse në Moskë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë gjatë javës së kaluar, se Rusia ka burime të mjaftueshme për ta mbrojtur veten nga armiqtë që duan ta coptojnë vendin.

Perëndimi ka shfaqur shqetësim në lidhje me atë që e quajnë “shtrëngimi i muskujve ushtarak nga ana e Rusisë”.

Kohëve të fundit, Rusia e ka intensifikuar aktivitetin e saj ajror në Evropë dhe e ka shtuar praninë ushtarake në gadishullin Krimea, pjesë që Moska e ka aneksuar paligjshëm në mars të këtij viti.

XS
SM
MD
LG