Ndërlidhjet

Rusia planifikon ndërtimin e tubacionit të gazit në Turqi


Ilustrim
Ilustrim

Disa ditë pas paralajmërimeve të presidentit rus Vladimir Putin, kompania e gazit natyror rus Gazprom, thotë se do ta krijoj një kompani për të ndërtuar tubacionin e gazit në Turqi.

Zëdhënësi i Gazprom, Sergei Kuprianov, ka thënë sot, se kompania do të regjisterohet në Shën Petersbur dhe do të quhet “Gazprom Russkaya”.

Putin ka thënë gjatë javës së kaluar, se Rusia ka hequr dorë nga projekti Rrjedha e Jugut dhe në vend të sa,j planikon ta ndërtoj një tubacion të ri në Turqi.

Putin ka thënë gjithashtu se Rusia do të mund ta ndërtoj një qendër të shpërndarjes së gazit natyror në kufirin turko-grek për ta furnizuar Evropën me gaz.

Gazsjellësi i ri nëpër Detin e Zi për në Turqi pritet të ketë kapacitet vjetor prej 63 miliardë metra kub gaz.

XS
SM
MD
LG