Ndërlidhjet

Mogherini: BE-ja dhe Turqia duhet të punojnë së bashku


Federica Mogherini
Federica Mogherini

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha sot në Ankara, se shtetet e BE-së duhet të punojnë për së afërmi me partnerët ndërkombëtarë, siç është Turqia, me qëllim që të ndalohen luftëtarët e hauj që të udhëtojnë në Lindjen e Mesme, për tu bashkuar me militantët radikal islamikë.

Mogherini gjatë ditës së sotme është takuar me zyrtarët turq për të biseduar në lidhje me luftën kundër militantëve islamikë dhe iu ka bërë thirrje zyrtarëve turq që t’iu bashkohen edhe sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, për shkak të krizës në Ukrainë.

“Ne diskutuam situatën e luftëtarëve të huaj. Është interes i përbashkët që të përballemi me këtë situatë, që të kemi koordinim dhe strategji të mirë për të ndaluar rrjedhën e luftëtarëve nga të dyja anët”, ka thënë Mogherini.

Ankaraja nuk i është bashkuar perëndimit në saknsionet kundër Rusisë.

BE-ja i ka bërë thirrje që Turqia të mbështet krahas shteteve që kanë vënë saknsionet ose të paktën, të mos përfitoj nga situata, me eksportimin e produkteve në Rusi.

XS
SM
MD
LG