Ndërlidhjet

Senatori amerikan reagon ndaj paraburgimit të gazetarës së REL-it


Gazetarja e REL-it, Khadija Ismayilova

Gazetarja e REL-it, Khadija Ismayilova

Drejtuesi i Komisionit Amerikan të Helsinkit, është shprehur se është i shqetësuar thellë në lidhje me paraburgimin e gazetares hulumtuese të Radios Evropa e Lirë, Shërbimi i Azerbajxhanit, Khadija Ismayilova.

Senatori amerikan Ben Cardin, një demokrat nga shteti Maryland, ka thënë sot, se Ismayilova ka qenë objekt i persekutimit të qeverisë së Azerbajxhanit për shkak të përpjekjeve të saj për ta demaskuar korrupsionin brenda shtetit të saj.

“Akuzat e tanishme kundër saj janë të çuditshme dhe duket se janë projektuar vetëm për të heshtur njërin nga zërat e rrallë të pavarur që kanë mbetur në Azerbajxhan”, ka thënë Cardin.

Autoritetet në Azerbajxhan, të premtën më 5 dhjetor, kanë urdhëruar paraburgim prej dy muajsh për gazetaren Ismayilova.

Ajo ishte ftuar që të paraqitet në gjykatë në lidhje me një rast ku një person e kishte akuzuar gazetaren Ismaylova, që të kryej vetëvrasje.

XS
SM
MD
LG