Ndërlidhjet

Steinmeier: Nuk e njohim marrëveshjen Rusi-Abkhazi


Ministri gjerman i punëve të jashtme, Frank-Walter Steinmeier dhe homologia e tij gjeorgjiane, Tamar Beruchashvili
Ministri gjerman i punëve të jashtme, Frank-Walter Steinmeier dhe homologia e tij gjeorgjiane, Tamar Beruchashvili

Ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier, ka përseritur se shteti i tij nuk e njeh marrëveshjen e muajit të kaluar në mes të Rusisë dhe Gjeorgjisë për shkëputjen e rajonit të Abkhazisë.

Traktati i nënshkruar më 24 nëntor, thotë se një sulm i armatosur në Abkhazi, do të konsiderohet sulm i armatosur në Rusi dhe anasjelltas.

Traktati bën thirrje për krijimin e një force të përbashkët ushtarake ruso-abkhaze brenda një viti, si dhe specifikon përkrahjen materiale nga Rusia për modernizimin e ushtrisë së Abkhazisë.

“Ne do të donim të konfirmonim edhe njëherë se nuk e njohim këtë marrëveshje”, ka thënë Steinmeier teksa ka folur në Tbilisi.

Moska e ka njohur Abkhazinë si shtet të pavarur qysh në vitin 2008.

Rusia ka stacionuar rreth 4 mijë trupa në Abkhazi.

Steinmeier ka thënë gjithashtu se Gjeorgjia e cila e ka nënshkruar marrëveshjen e acocijimit me Bashkimin Evropian në qershor të vitit të kaluar, është një hap më afër për të udhëtuar pa viza drejt shteteve të zonës Shengen.

XS
SM
MD
LG