Ndërlidhjet

Koalicioni zotohet për dërgimin e trupave shtesë në Irak


Ilustrim
Ilustrim

Një komandant i lartë amerikan, thotë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar kundër Shtetit Islamik, ka premtuar se do të dërgoj në Irak edhe 1 mijë e 500 trupa shtesë.

Gjenerali James Terry, i cili është duke i koordinuar përpjekjet kundër IS, ka thënë gjatë të hënës, se trupat e reja që do të dërgohen, do t’iu bashkohen 3 mijë e 100 trupave për ti trajnuar dhe ndihmuar ushtarët irakianë dhe kurdë.

Teksa ka folur para gazetarëve në Kuvajt, Terry ka thënë se zotimet për dërgimin e trupave shtesë, janë bërë gjatë një konference të anëtarëve të koalicionit, që është mbajtur javën e kaluar.

Komandanti amerikan, nuk ka specifikuar se nga cilat vende do të jenë trupat shtesë.

Departamenti i Shtetit amerikan thotë se 60 kombe e përbëjnë koalicionin kundër IS-it.

XS
SM
MD
LG