Ndërlidhjet

logo-print

Në Uashinton protestohet kundër paraburgimit të gazetares së REL-it


Gazetarja Khadija Ismayilova

Gazetarja Khadija Ismayilova

Dhjetra qytetarë kanë protestuar përpara Ambasadës së Azerbajxhanit në Uashinton, ndërsa i kanë bërë thirrje qeverisë, që ta liroj nga paraburgimi gazetaren hulumtuese të Radios Evropa e Lirë, Shërbimi i Azerbajxhanit, Khadija Ismayilova.

Protestuesit kanë dërguar kartolina në ambasadë, përmes së cilave iu kanë bërë thirrje autoriteteve në Baku, që ta lirojnë gazetaren e paraburgosur.

Një punonjës i ambasadës, i ka pranuar kartolinat e protestuesve.

Protesta është organizuar nga gazetarja Amanda Virkin, e cila në kuadër të një burse, kishte studijuar në Azerbajxhan.

Autoritetet në Azerbajxhan e kanë paraburgosur gazetaren Ismayilova, më 5 dhjetor.

Ajo ishte ftuar për tu paraquitur në gjykatë pasi që një qytetar e kishte akuzuar atë se e kishte inkurajuar të bënte vetëvrasje.

Gjatë ditës së hënë, në lidhje me paraburgimin e Ismayilova, ka reaguar edhe Komisioni Amerikan i Helsinkut.

“Akuzat e tanishme kundër saj janë të çuditshme dhe duket se janë projektuar vetëm për të heshtur njërin nga zërat e rrallë të pavarur që kanë mbetur në Azerbajxhan”, ka thënë senatori amerikan, Ben Cardin.

XS
SM
MD
LG