Ndërlidhjet

Pritet raporti i CIA-s, shtohet siguria në institucionet amerikane


Ilustrim
Ilustrim

Në të gjitha institucionet amerikane përreth globit, janë shtuar masat e sigurisë derisa pritet që gjatë ditës së sotme, të publikohet raporti rreth mënyrave se si Shërbimi Sekret Amerikan (CIA) i ka përdorë masat e fshehta të marrjes në pyetje.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar gjatë të hënës, se ambasadat dhe institucionet tjera, janë duke marrë masa paraprake, ngase ka indikacione për një rrezik të madh.

Raporti i cili pritet të publikohet gjatë të martës, pritet që të japë detaje për mënyrat se si CIA i ka marrë në pyetje pjesëtarët e AL-Qaeda, në objektet sekrete në Evropë dhe Azi, të cilët kanë qenë të dyshuar në vitet pas 11 shtatorit të vitit 2001, kur edhe kanë ndodhur sulmet terroriste kundër SHBA-ve

Raporti pritet të konkludoj se marrja në pyetje në mënyrë joadekuate, ka ndikuar që të mos jepen rezultatet e duhura.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e kishte ndaluar programin e marrjes në pyetje nga CIA kur ai ka marrë detyrën në vitin 2009, dhe pati pranuar se metodat e përdorura për marrjen në pyetje të të burgosurve të Al-Qaeda, kishin arritur në torturë.

XS
SM
MD
LG