Ndërlidhjet

Sot nisë “Dita e Heshtjes” në Ukrainën lindore


Ilustrim
Ilustrim

Forcat e qeverisë ukrainase dhe seperatistët pro-rusë, pritet që të respektojnë “Ditën e Heshtjes” që fillon sot e që llogaritet si një dakordim për armëpushim të vërtetë, me qëllim që të ndalohen luftimet në lindje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka njoftuar se ushtria ukrainase do të ndaloj së shtëni më 9 dhjetor dhe se kjo është arritur gjatë marrëveshjes së armëpushimit në nënshkruar në Minsk, tre muaj më parë.

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Stepan Poltorak, ka thënë gjatë të hënës, se forcat e armatosura ukrainase, janë pothuajse në heshtje.

Disa rebelë pro-rusë që udhëheqin rajonet Donjeck dhe Luhansk, në lindje të Ukrainës, janë zotuar gjithashtu se do ta respektojnë marrëveshjen.

Poroshenko, gjithashtu ka njoftuar, se sipas një marrëveshje paraprake, gjatë ditës së sotme do të mbahet një takim në Minsk për ti dhënë fund dhunës.

Por udhëheqësit e vetdeklaruar në lindje të Ukrainës, kanë thënë se takimi duhet të zhvillohet më 12 dhjetor.

Kremili ka njoftuar se Rusia, është duke bërë çdo gjë që është e mundur, që takimi të zhvillohet gjatë kësaj jave.

XS
SM
MD
LG