Ndërlidhjet

logo-print

Sopranoja ruse, donacion për teatrin në Ukrainën lindore


Sopranja ruse, Anna Netrebko

Sopranja ruse, Anna Netrebko

Këngëtarja ruse e operave, Anna Netrebko, në formë donacioni, i ka dhuruar 19 mijë dollarë, për një teatër të kontrolluar nga seperatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Donacionin e saj, sopranoja ruse e ka dhënë në teatrinMariinsky në Shën Petersburg, ku ajo konsiderohet yll.

Televizioni ru,s ka paraqitur pamje ku ajo shihet duke ia dhënë çekun Oleg Tsarev, njërit prej udhëheqësve të rebelëve pro-rusë në Ukrainën Lindore.

Ky veprim i sopranos ruse, vjen një ditë pasi që dhjetra yje të baletit në Moskë, kanë organizuar shfaqje në një teatër të qytetit, në mbështetje të baletantëve të rinj të qyteteve të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG