Ndërlidhjet

Chuck Hagel arrin në Irak


Sekrretari i mbrojtjes, Chuck Hagel

Sekrretari i mbrojtjes, Chuck Hagel

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, ka mbërritur në Bagdad të Irakut, për të vizitë të paparalajmëruar.

Siguria ishte në nivel të lartë, në momentin që aeroplani me të cilin po udhëtonte Hagel, ka mbërritur sot në aeroportin e Bagdatit.

Kjo është vizita e parë e një udhëheqësi të Pentagonit, që nga viti 2011, vit në të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë përfunduar misionin ushtarak në Irak.

Hagel, pritet që të zhvillojë bisedime me udhëheqës të Irakut dhe me komandantët ushtarak të SHBA-ve në Irak.

Hagel ka dhënë dorëheqje më 24 nëntor, dhe do të mbetet në këtë pozitë derisa të konfirmohet pasardhësi i tij.

Presidenti Barak Obama, e ka emëruar Ashton Carter për pozitën e Sekretarit të mbrojtjes, por, para se Carter të marrë detyrën, nevojitet aprovimi i Senatit.

XS
SM
MD
LG