Ndërlidhjet

Respektohet armëpushimi në Ukrainën lindore


Ilustrim

Ilustrim

Forcat qeveritare ukrainase dhe seperatistët pro-rusë, thonë se po e respektojnë armëpushimin, me qëllim të ndalimit të luftimeve në lindje të Ukrainës.

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase, tha sot, se forcat qeveritare i kanë pezulluar të gjitha veprimet luftarake, dhe janë të gatshëm që ta respektojnë armëpushimin.

“Në qoftë se seperatistët sulmojnë, ne do të përgjigjemi me zjarr”, ka thënë zëdhënësi.

Edhe përfaqësuesit e seperatistëve pro-rusë në Donjeck dhe Luhansk, janë zotuar se do ta respektojnë armëpushimin.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka njoftuar se armëpushimi i filluar sot, ishte përfshirë në marrëveshjen e arritur në Minsk, më 5 shtator.

Ai tha se një raund i ri i bisedimeve për paqe, ka gjasë të mbahet sot, por, liderët seperatistë, kanë thënë se ky takim ka gjasë që të mbahet më 12 dhjetor.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se bisedimet do të mbahen në ditët e ardhshme.

XS
SM
MD
LG