Ndërlidhjet

Vladimir Putin të mërkurën viziton Indinë


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë ditës së mërkurë, pritet që të realizoj një vizitë zyrtare në Indi.

Gjatë vizitës, Putin pritet që t’ua prezantoj autoriteteve indiane ofertën për pjesëmarrje të shtuar në industrinë e energjisë bërthamore të Indisë, për dërgesat e gazit natyror nga Rusia në Indi dhe për anëtarësimin e mundshëm të Indisë në Organizatën për Bashkëpunim të Shangait.

Putin, i ka shtuar përpjekjet për të forcuar lidhjet me vendet jo-perëndimore, në kohën kur marrëdhëniet e Rusisë janë përkeqësuar me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndihmësi i presidentit rus, Yury Ushakov, ka thënë sot, se Rusia dhe India e kanë në plan të nënshkruajnë një dokument strategjik për bashkëpunim bërthamor.

“Times of India” ka raportuar sot, se marrëveshja parasheh ndërtimin edhe të gjashtë apo tetë raketorëve të tjerë në Indi, krahas 14 deri në 16 të tillë për të cilët tashmë është dakorduar që të ndërtohen.

Ambasadori rus në Indi, Aleksandr Kadakin, ka thënë se zyrtarët që e shoqërojnë Putinin si pjesë e delegacionit, do të diskutojnë për eksportimin e naftës në Indi.

Tregëtia e armëve, gjithashtu pritet të jetë në fokus të udhëtimit të Putinit në Indi, një blerës i madh i armëve ruse.

Ushakov tha se Putin do të duiskutoj për hyrjen e mundshme të Indisë në Organizatën për Bashkëpunim të Shangait, një grupim rajonal për sigurinë që dominohet nga Rusia dhe Kina.

XS
SM
MD
LG