Ndërlidhjet

logo-print

Kritikohet sopranoja ruse për mbështetjen ndaj seperatistëve


Sopranja ruse gjatë ceremonisë së ndarjes së donacionit

Sopranja ruse gjatë ceremonisë së ndarjes së donacionit

Sopranoja ruse Anna Netrebko, është duke pranuar kritika të shumta përmes internetit, pas një donacioni që ia ka ndarë një teatri në Ukrainën lindore, ceremoni gjatë së cilës është fotografuar me njërin prej liderëve të seperatistëve pro-rusë dhe me flamurin e seperatistëve.

Donacionin në vlerë prej 19 mijë dollarësh, Netrebko e ka dorëzuar ditën e hënë tek lideri i seperatistëve, Oleg Tsarev në Shën Petersburg.

Para kamerave të pranishme në këtë ngjarje, Natrebko dhe Tsarev e kanë ngritur lartë flamurin e seperatistëve.

Një fushatë kundër Natrebko është inicuar në rrjetin social Twitter dhe atë me etiketimin për ta bojkotuar sopranon ruse (#BoycottAnnaNetrebko)

XS
SM
MD
LG