Ndërlidhjet

Gazetari bjellorus akuzohet për tradhëti dhe spiunim


Ilustrim

Ilustrim

Të afërmit e gazetarit bjellorus dhe njëherazi ekspertit ushtarak Alyaksandr Alesin, thonë se ai po akuzohet për tradhëti dhe spiunim.

Të afërmit e tij, i kanë thënë të hënën vonë Radios Evropa e Lire, se Alesin është arrestuar më 26 ose 27 nëntor, teksa po e realizonte një takim në një kafene në Minsk, me një diplomat të huaj.

Familiarëve iu është thënë se Alesin dyshohet se diplomatit të huaj, kombësia e të cilit nuk është bërë me dije, i ka dhënë dokumente të klasifikuara si sekrete.

Në qoftë se dënohet, Alesin rrezikon të marrë 15 vite burgim.

Ai aktualisht gjendet në qendrën e ndalimit të Shërbimit sekret në Minsk.

XS
SM
MD
LG