Ndërlidhjet

Ndërpritet protesta e të burgosurve në Rusi


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet ruse kanë njoftuar se e kanë ndërprerë një protestë që ishte organizuar në një qendër të paraburgimit në qytetin malor Ural, në Chelyabinsk.

Zyrtarët rusë kanë bërë të ditur se rreth 100 të burgosur e kanë lënduar vetën e tyre, teksa ua kanë vënë flakën dyshekëve, si shenjë proteste ndaj vendimit, sipas të cilit, një i burgosur për shkak se nuk iu është bindur urdhërave të sigurimit të burgut, ishte vendosur në izolim.

Zyrtarët i kanë mohuar pretendimet e familjarëve, se rojet e burgut kishin përdorur dhunë ndaj të burgosurve gjatë kësaj ngjarje.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Rusisë, ka thënë se prokurorët rajonal po e hetojnë rastin.

Trazirat në burgjet ruse janë të zakonshme për shkak të mbipopullimit të qendrave të paraburgimit.

XS
SM
MD
LG