Ndërlidhjet

Gjeorgjia merr masa për të ndaluar shkuarjen e qytetarëve në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Parlamenti i Gjeorgjisë është duke e kërkuar mundësinë për të parandaluar pjesëtarët e pakicës myslimane në këtë vend, që të shkojnë për të lufuar krahas militantëve të Shtetit Islamik.

Irakli Sasiashvili, kryetar i komitetit për mbrojtje dhe siguri, iu ka thënë të martën gazetarëve, se ligjvënësit po punojnë në një projekt-ligj, me qëllim të rritjes së përgjegjësisë për qytetarët që luftojnë jashtë Gjeorgjisë.

Në të njëjtën ditë, partia opozitare Gjeorgjia e lirë, i ka bërë thirrje qeverisë, për të hetuar shkuarjen e luftëtarëve nga Gjeorgjia në Siri.

Zyrtarët në zonën Pankisi të Gjeorgjisë, pjesë e cila kufizohet me rajonin çeçen e Rusinë dhe njihet si zonë e muslimanëve, kanë njoftuar se një burrë 21 vjeçar, është vrarë gjatë javës së kaluar në qytetin Kobani.

Zelimkhan Chatiashvili, është gjeorgjiani i tetë, i raportuar si i vrarë në Siri.

Njëri nga gjeorgjianët që lufton në Siri,Tarkhan Batirashvili, i njohur në Lindjen e Mesme si Omar al-Shishani, besohet se është njëri nga komandantët kryesor të militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG