Ndërlidhjet

Luani në stemën shtetërore, simbol historik apo një-etnik?


Stema e propozuar
Stema e propozuar

Vendimi i qeverisë së Maqedonisë, për të ndryshuar stemën e shtetit, ka ngjallur reagime të shumta tek historianët shqiptarë njeherit edhe partitë politike në opozitë. Pamjen e stemës mund ta shihni në fotografinë e këtij postimi.

“Sllavët, veçanërisht bullgarët, të gjitha luftrat ekspansioniste pë pushtimin e tokave shqiptare i kanë bërë duke bartur në flamur pikërisht këtë luan. Andaj neve si shqiptarë të këtyre anëve, asgjë nuk na lidh me këtë simbol, por është fakt se sllavët i lidh, sepse luani simbolizon luftërat e tyre, popullin e tyre dhe veçanërisht krenarinë e tyre”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Vebi Xhemaili nga Fakulteti i Historisë, në kuadër të Universitetit Shetëror të Tetovës.

Ai ka shprehur keqardhje që përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë e kanë pranuar pa asnjë vërejtje këtë propozim për stemën shtetërore.

Ndryshe nga ai, historiani maqedonas Vllado Popovski thot se përderisa është aritur ujdi mes partnerëve të koalicionit qeveritar, kjo periudhë paraqet momentin më të mirë që Maqedonia të largojë gjurmët e së kaluarës socialiste të vendit dhe në stemë të vendos një simbol që, siç shpehet ai, nuk ka të bëjë aq shumë me kombin maqedonas...

“Meqë Republika e Maqedonisë është shtet, me subjektivitetin e saj ka të drejtë të miratojë stemën e saj, dhe mendoj se momenti më i mirë për ndryshimin e stemës është ai moment kur arrihet ujdi mes dy komuniteve më të mëdha, përkatësisht mes dy subjekteve politike që i përfaqësojnë ata, dhe sipas informacioneve duket se për këtë gjë është aritur pajtueshmëri”, thekson Vllado Popovski.

Por, Stevo Pendarovski nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në një prononcim për Radion Evropa e Lirë konsideron se vendimi i qeverisë për të ndryshuar stemën shetëtrore është i pakuptimtë, në një moment kur opozita nuk është e pranishme në parlament dhe shteti ka probleme shumë më të mëdha, të cilat kërkojnë zgjidhje .

“Iniciativa për një stemë të re të shtetit, është e gabuar për më shumë arsye; gabimi parësor në këtë drejtim ka të bëjë me atë se opozita nuk është e pranishme në parlament, aty ku duhet të miratohen ndryshimet. E dyta, sa i përket prioriteteve politike, gjithashtu është e palejueshme që në një moment kur ka shumë probleme ekonomike, tensione ndërtenike dhe ngecje në aspektin e integrimeve, të fokusohemi në këtë çështje”, thekson Stevo Pendarovski nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Për Lëvizjen Besa është e paranueshme që simboli i partisë maqedonase VMRO DPMNE të jetë pjesë e stemës shtetërore.

“Lëvizja Besa e gjykon si manipulim shumë të rëndë me simbolet e shtetit vendosjen e një simboli partiak, si simbol shtetëror. Më duhet të theksoj se vendosja e luanit në stemë paraqet një veprim antishtetëror dhe aq më shumë e konsiderojmë si veprim antishqiptar, ngase ky simbol është kundër shprehjes së realitetit shumë-etnik në Maqedoni, vecanërisht kundër shqiptarëve si komb i dytë shumicë në Republikën e Maqedonisë”, është shprehur Afrim Gashi nga Lëvizja Besa .

Edhe Rilindja Demokratike Kombëtare në opozitë e ka kritikuar vendimin e qeverisë së Maqedonisë.

Ndërkohë propozimi për ndryshimin e stemës shtetërore është mbështetur nga partia shqiptare, e cila është pjesë e qeverisë së Maqedonisë, Bashkimi Demokratik pë Integrim.

Ndryshe Qeveria e Maqedonisë vendimin për të ndryshuar stemën e shtetit e ka arsyetuar me faktin se Maqedonia si shtet, duhet t'i të kthejë simbolet historike.

XS
SM
MD
LG