Ndërlidhjet

Merkel zotohet për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike në Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka akuzuar edhe njëherë Rusinë se me veprimet e saj në Ukrainën lindore, e ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Por, Merkel është zotuar, se do të bëjë çdo gjë që është e mundur, me qëllim që të gjendet një zgjidhje diplomatike në lidhje me konfliktin atje.

“Ne nuk mund ta zgjidhim këtë konflikt me mjete ushtarake”, ka thënë Merkel të martën gjatë një kongresi të partisë Kristiano-Demokrate (CDU).

Merkel ka thënë, se zgjidhja do të gjendet por para së gjithash, sipas saj, nevojitet durim.

XS
SM
MD
LG