Ndërlidhjet

Hagel: SHBA ka rol mbështetës në Irak


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, thotë se Shtetet e Bashkuara mund të kenë vetëm rolin e mbështetësit në Irak, derisa forcat irakiane, sipas tij, duhet të marrin rolin udhëheqës në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Hagel gjatë udhëtimit të tij të fundit zyrtar si shef i Pentagonit, këto komente i ka bërë të martën, pas arritjes së tij në Bagdat të Irakut, në një vizitë të paparalajmëruar.

Ushtarëve amerikanë dhe ata australianë që gjendeshin në aeroportin e Bagdatit, Hagel iu ka thënë se “kanë një rol për të luajtur këtu, por roli ynë, duhet të jetë rol mbështetës”.

“Është shteti i tyre. Ata duhet ta udhëheqin”, ka thënë Hagel.

Forcat amerikane në Irak, sipas Hagel, janë për të ndihmuar dhe këshilluar forcat irakiane.

Një ditë më parë, gjatë qëndrimit të tij në Kuvajt, Hagel ka thënë se sulmet ajrore të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i kanë lejuar forcat irakiane që të rikthejnë disa territore, që ishin marrë më parë nga militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG