Ndërlidhjet

Kërkohet lirimi i gazetares Ismayilova


Gazetarja Khadija Ismayilova
Gazetarja Khadija Ismayilova

Dy zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës, përmes deklaratave publike, kanë shfaqur shqetësimin e tyre në lidhje me paraburgosjen e gazerares së Radios Evropa e Lirë, Shërbimi i Azerbajxhanit, Khadia Ismayilova.

Sekretari i përgjithshëm, Thorbjorn Jagland, përmes një deklarate të publikuar të martën, ka thënë se arrestimi i panevojshëm i gazetares Ismayilova, e dërgon një mesazh shumë negativ tek komuniteti ndërkombëtar.

Gazetarja e REL-it, është paraburgosur më 5 dhjetor dhe do të mbahet në paraburgim për dy muaj.

Komisioneri për të drejtat e njeriut në KE, Nils Muiznieks, përmes faqes së tij në Facebook ka thënë se rasti ndaj Ismayilovas, është një shembll tjetër i përdorimit selektiv të dispozitave penale në Azerbajxhan.

Të dy zyrtarët, kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetares Ismayilova.

XS
SM
MD
LG