Ndërlidhjet

logo-print

Rusia dhe Hungaria, marrëveshje për ndërtimin e dy reaktorëve


Ilustrim

Ilustrim

Rusia dhe Hungaria,e kanë nën nënshkruar marrëveshjen për të përfunduar ndërtimin e centralit bërthamor të energjisë në Hungari, të quajtur Paks.

Komisioneri i qeverisë hungareze për projektin, Attila Aszodi, ka njoftuar se marrëveshja është nënshkruar me kompaninë ruse Atomenergoprom.

Marrëveshja e lejon kompaninë ruse që të ndërtoj edhe dy reaktorë të rinj në centralin Paks, vend i cili aktualisht e furnizon me rrymë më shumë se gjysmën e Hungarisë.

Aktualisht, centrali bërthamor në Hungari ka katër reaktorë, që kanë kappacitet të prodhimi të 2 mijë megavatësh.

Dy njësitë e reja do ta shtojnë prodhimin nga 2 mijë në 2 mijë e 400 megavatë.

Marrëveshja përfshinë edhe mirëmbajtjen e reaktorëve dhe furnizimin me karburantë.

XS
SM
MD
LG