Ndërlidhjet

Ambasadori ukrainas në BE e kritikon Rusinë


Ilustrim

Ilustrim

Ambasadori i Ukrainës në Bashkimin Evropian, e ka akuzuar të martën Rusinë, se po tenton të mbjellë përçarje brenda BE-së.

Këto komente, Kostiantyn Yelisieiev, i ka bërë gjatë një takimi në Bruksel, të organizuar nga Qendra për Politikë Evropiane.

“Ajo çfarë duhet të bëjmë, është që në radhë të parë të mundohemi ta ruajmë solidaritetin dhe unitetin brenda Bashkimit Evropian sepse qëllimi kryesor i Kremlimin është që ta prishë unitetin brenda BE-së”, ka thënë Yelisieiev.

Ai gjatë këtij takimi ka folur edhe për projektin Rrjedha e Jugut, projekt ndaj të cilit Rusia ka hequr dorë.

Rusia e ka kritikuar BE-në se i ka bërë presion për të marrrë një vendim të tillë, derisa BE-ja i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG