Ndërlidhjet

Ndahen çmimet për raportim kundër korrupsionit në Kosovë


Ilustrim

Ilustrim

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, në Prishtinë janë shpërblyer gazetarët të cilët kanë raportuar më së miri për korrupsionin në nivele të ndryshme në Kosovë.

Ndarja e çmimit është bërë gjatë një ceremonie të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKKK) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), me rastin e 9 dhjetorit.

Raportimi mbi parregullsitë me pronat e dhëna me koncesion në komunën e Lipjanit nga gazetarja Nadie Ahmeti e Radios Evropa e Lirë fitoi çmimin për radio storie”, ka njoftuar UNDP.

Janë ndarë dy shpërblime të para për mediat e shtypura dhe atë, Vehbi Kajtazi nga “Koha Ditore” për një seri shkrimesh me temë korrupsionin si dhe Liridon Llapashtica nga “Zëri” për storien e tij “Nafta Kancerogjene".

Storia më e mirë në portal lajmesh, sipas UNDP-së, është shpallur ajo e autorëve Parim Olluri dhe Petrit Çollaku me titull “Milionëshi i Negociuar” e transmetuar në gazetën Jeta në Kosovë (JnK).

Çmimi për storien më të mirë televizive, sipas UNDP-së i ka takuar Kreshnik Gashit dhe ekipit Drejtësia në Kosovë për raportin “Besimi nuk shkon në burg”.

Shpërblimi për storien më të mirë në kategorinë gjinia dhe korrupsioni nuk ëstë ndarë pasi që siq ka njoftuar UNDP, paneli ka vlerësuar se nuk ka pasur aplikime që e meritojnë këtë çmim.

XS
SM
MD
LG