Ndërlidhjet

Iraku kërkon më shumë sulme ajrore kundër IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, i ka kërkuar Sekretarit amerikan të mbrojtjes, që të ketë më shumë sulme ajrore ndaj militantëve islamikë nga ana e avionëve luftarakë të Perëndimit.

Abadi ka thënë të martën në Bagdad, në fillim të takimit me Sekretarin amerikan, se forcat irakiane kanë avancuar në terren mirëpo, kanë nevojë për më shumë pushtet dhe për më shumë armatim të rëndë.

Pas arritjes së tij në Bagdad, sekretari Hagel iu ka thënë ushtarëve amerikanë dhe ata australianë që gjendeshin në aeroportin e Bagdadit, se “kanë një rol për të luajtur këtu, por roli ynë, duhet të jetë rol mbështetës”.

Hagel gjatë vizitës së tij të fundit zyrtare si shef i Pentagonit, ka thënë se SHBA-të në Irak, janë për të trajnuar, ndihmuar dhe këshilluar forcat irakiane.

XS
SM
MD
LG