Ndërlidhjet

logo-print

Rama: BE “i lodhur nga zgjerimi, por Ballkani është i lodhur nga durimi”


Edi Rama

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar sot në Bruksel se 100 vjet pas përfundimit të Luftës së parë Botërore, në Ballkan mbretëron paqe, ndërsa me “marrëveshjen e serbëve dhe shqiptarëve nga Kosova, më nuk ekziston çështja kufitare”.

Duke folur në një tubim për Ballkanin Perëndimor, zoti Rama, po ashtu, tha se në rajon mbretëron një bindje se Bashkimi Evropian, në raport me pranimin e anëtarëve të ri, “më tepër është i drejtuar nga aspekti taktik se sa ai strategjik”.

“Çdokush duhet ta dijë se paqja në Ballkan nuk ka ardhur se ne jemi shndërruar në engjuj, por ka ardhur pasi ne të gjithë ishim gati të shkojmë përtej së kaluarës sonë, në emër të Evropës”, tha Rama

Në këtë kuadër ai është shprehur se në BE ekziston “lodhje nga zgjerimi, por në Ballkan ka lodhje nga durimi”.

Rama tha se “Ballkani Perëndimor nuk guxon të jetë dramë evropiane”.

Raportohet se në këtë tubim, ku nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë, zoti Rama tha se për situatën në Ballkan flet edhe fakti se si kryeminsitër i Shqipërisë, për herë të parë e ka vizituar Beogradin, në 68 vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG