Ndërlidhjet

Serbi: Vuçiq ka refuzuar t’i komentoj 11 kushtet e raportuara


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka refuzuar sot t’i komentoj raportet për 11 kushtet e Gjermanisë për hapjen e kapitujve në negociatat për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Nuk mund ta komentoj këtë dhe nuk mund të komentoj se çka është për ne e pranueshme”, u tha sot Vuçiq gazetarëve në Beograd, dhe ka shtuar se nuk mendon “se disa dëshirojnë të na detyrojnë ta shkelim vetveten, që të na tregojnë se janë më të fortë, por se e dëshirojnë Serbinë si anëtare të BE-së”.

Ai ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, raporton agjencia Beta.

Zoti Vuçiq, mëtutje, ka thënë se ekziston dëshira e një numri të madh të vendeve anëtare të BE-së, që kapitulli 32 të hapet së bashku me atë 35 për Kosovën, që do të thotë ndërmarrje edhe e disa aksioneve të njëanshme ose të përbashkëta me qeverinë në Prishtinë, dhe se këtë nuk e konsideron ndonjë zbulim të madh.

Gazeta beogradase, Veçernje Novosti, ka raportuar se Gjermania i ka dërguar Serbisë 11 kushte për hapjen e kapitujve në negociatat për pranim në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG