Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga i takoi ndaras Mustafën dhe Veselin


Atifete Jahjaga gjatë takimit me Isa Mustafën

Atifete Jahjaga gjatë takimit me Isa Mustafën

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka takuar sot ndaras kryeministrin e ri, Isa Mustafa, dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me ç’rast u ka uruar zgjedhjen në këto poste.

Mëtutje, ajo ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të institucioneve të reja të Kosovës, pas një periudhe të gjatë kohore dhe se tash duhet të përshpejtohen të gjitha proceset me qëllim të kompensimit të kohës së humbur, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Isa Mustafa dhe Kadri Veseli, në takimet e ndara në presidencën e Kosovës, kanë theksuar rolin që ka luajtur presidentja Jahjaga, në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve dhe janë angazhuar për thellim të bashkëpunimit ndërinstitucional.

XS
SM
MD
LG