Ndërlidhjet

Serbia thotë se pranimi i Kosovës në KON është gabim


Presidenti i KON-it Thomas Bach

Presidenti i KON-it Thomas Bach

Ministri i sportit i Serbisë, Vanja Udoviçiq, tha se vendimi për pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, me të drejta të plotë, është vendim “jo i mirë” .

“Si ministër i sportit, konsideroj se vendimi nuk është i mirë, para se gjithash, për sportin ndërkombëtar, pasi jep hapësirë për precedente të ardhshme, që mund ta shkatërrojnë sportin ndërkombëtar”, tha në deklaratën e tij zoti Udovçiq.

Mëtutje, ai e ka shtruar pyetjen se “cilat janë motivet për marrjen e vendimit të tillë dhe t’i jepet anëtarësi e plotë të ashtuquajturit shtet, që nuk është i njohur nga Kombet e Bashkuara”.

Agjencia Reuters, mëtutje, raporton se megjithqë zakonisht njohjes së KON-it i paraprinë njohja e shtetësisë nga Kombet e Bashkuara, ky nuk është kusht paraprak.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, tha se Komiteti Olimpik i Serbisë e kishte pranuar vendimin për Kosovën dhe se nuk ka protestë zyrtare kundër këtij vendimi.

“Presidenti i Komitetit Olimpik të Serbisë është shprehur se ai nuk është i kënaqur me vendim, por e pranon atë në interes të sportistëve”, tha Thomas Bach, raporton Reuters nga Monakoja.

Zoti Bach e ka falënderuar “publikisht për këtë korrektësi” presidentin e Komitetit Olimpik të Serbisë, Vllade Divac.

Më herët gjatë ditës, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sot në Monako, e ka pranuar Komitetin Olimpik të Kosovës me të drejta të plota.

XS
SM
MD
LG