Ndërlidhjet

logo-print

Raporti: CIA ka përdorë teknika “brutale” të marrjes në pyetje


Një raport i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka konkluduar se agjencia CIA ka përdorë teknika gjatë marrrjes në pyetje të terroristëve të dyshuar, që ishin “brutale” dhe “shumë më të këqia” se sa ata i kishin informuar zyrtarët. Sipas raportit, metodat kishin dështuar të nxjerrnin informata të drejta.

Në raportin e Komitetit të Inteligjencës së Senatit të Shteteve të Bashkuara, të publikuar sot, thuhet se CIA i kishte kequdhëhequr “politkbërësit dhe të tjerët” për nivelin e brutalitetit të këtyre teknikave, kundër të dyshuarve për terrorizëm, në vitet pas sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, më 11 shtator 2001.

Në metodat e përdorura ishin përfshirë abuzimet fizike, që ishin bërë “përkundër vërejtjeve të personelit mjekësor të CIA-s” se teknikat “mund t’i përkeqësojnë lëndimet fizike”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka vlerësuar se zbulimet në raport ishin “shqetësuese” dhe se e kishte ndalur torturën kur ishte bërë president, pasi ajo ishte “në kundrshtim me vlerat tona”.

XS
SM
MD
LG