Ndërlidhjet

Moldavi: U arrestuan 7 të dyshuar për materiale radioaktive


Pamje nga kryeqyteti Kishinev në Moldavi

Pamje nga kryeqyteti Kishinev në Moldavi

Policia në Moldavi thotë se i ka arrestuar shtatë vetë të dyshuar për kontrabandim të materialit bërthmor nga Rusia, që mund të përdoret për prodhimin e bombës së “ndyrë radioaktive”.

Shefi i Inspektoratit të përgjithshëm të policisë së Moldavisë, Ion Bodrug, tha sot se personat ajnë akuzuar për importim, depozitim dhe shitje të materialit atomik, që mund të përdoret për prodhimin e “bombës së ndyrë”.

Ai tha se policia i kishte konfiskuar 200 gramë të uraniumit-237 të përzier me uranium-235, pastaj një kilogram të zhivës dhe një material solid radioaktiv të paidentifikuar, pas bastisjeve dhe kërkimeve në kryeqytetin Kishinev dhe në dy qytete të tjera në Moldavi.

Raportohet se materialet e konfiskuara, për të cilat dyshohet se ishin transportuar në Moldavi nga Rusia me tren, në tregun e zi e kanë vlerën 2 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG