Ndërlidhjet

logo-print

AGK: Dënohet kërcënimi ndaj gazetarit Artan Haraqija


Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Pamje nga një pjesë e Prishtinës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kumtuar se me shqetësim e ka pranuar lajmin se gazetari Artan Haraqija, është kërcënuar sërish lidhur me një shkrim të publikuar në portalin Indeksonline, rreth angazhimit të një qytetari nga Kosova në luftën në Siri.

Përmes një sms-i, kërcënuesi i ka tërhequr vërejtjen gazetarit Haraqija se nëse nuk e tërheq shkrimin brenda tri ditësh, do të ketë pasoja ndaj tij dhe familjes së tij.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë rast dhe ka paralajmëruar se i ka ndërmarrë të gjitha masat për hetimin e kësaj çështjeje të raportuar nga ana e viktimës, ka kumtuar AGK.

Mëtutje, theksohet se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër këtë kërcënim dhe kërkon nga organet e rendit që ta trajtojnë seriozisht.

AKG konsideron se kjo formë e kërcënimit dhe shantazhit është e patolerueshme dhe e cenon rëndë lirinë e mediave.

XS
SM
MD
LG