Ndërlidhjet

SHBA: Refuzohet marrëveshja për eliminimin e armatimit atomik


Pamje nga një takim i mëparshëm në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë

Pamje nga një takim i mëparshëm në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë

Përfaqësuesi special amerikan për moszgjerim bërthamor, Adam Scheinman, në një kofnerencë ndërkombëtare i ka refuzuar thirrjet për një marrëveshje, me të cilën do të bëhej eliminimi i menjëhershëm i armatimit atomik.

Zoti Scheinman u tha sot reporterëve, në margjina të konferencës për moszgjerim në Vjenë, se Uashingtoni preferon qasje “hap pas hapi” për reduktim të numrit të armatimit bërthamor në botë.

Kjo është konferenca e tretë me radhë e këtij lloji dhe e para në të cilën kanë marrë pjesë diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

Vendet me armatim bërthamor, Rusia, Kina dhe Franca, nuk i kanë dërguar përfaqësuesit e vet në këtë takim, por në të kanë marrë pjesë India dhe Pakistani, që po ashtu kanë armatim bërthamor.

Në këtë konferencë ndërkombëtare nuk janë parë as përfaqësuesit e Koresë Veriore, e cila ka kryer tri teste atomike, dhe Izraeli, për të cilin gjërësisht mendohet se posedon armatim atomik.

XS
SM
MD
LG