Ndërlidhjet

SHBA mirëpresin formimin e institucioneve të Kosovës


Ilustrim
Ilustrim

Departamenti amerikan i shtetit përgëzoi Kosovën për konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisë, në kalimin e parë të autoritetit politik nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme në tërë territorin e Kosovës.

Në një komunikatë për shtyp, thuhet se “koalicioni qeverisës dhe procesi që çoi në formimin e tij, dëshmon, fleksibilitetin dhe vitalitetin e institucioneve politike e demokratike të Kosovës”.

“Ne i duartrokasim presidentes Jahjaga për lidershipin e vendosur për të siguruar që tranzicioni të bëhet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”.

“Ne e përgëzojmë po ashtu kryeministrin Isa Mustafa dhe presim të punojmë ngushtë me të dhe kabinetin e tij të ri në përballjen me shumë sfida që ndodhen para Kosovës dhe rajonit”, thuhet në komunikatë.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Kosovës për t’u përballur me këto sfida, përfshirë dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përkushtimin e Kosovës për ngritjen e Gjykatës Speciale që do të adresojë dyshimet e hetuara nga Forca e posaçme hetuese.

“Ne presim që qeveria të punojë në mënyrë të gjithanshme me komunitetet e Kosovës dhe të ketë qasje serioze ndaj çështjes së korrupsionit. Ne presim vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Kosovën në agjendën e përbashkët që çon përpara zhvillimin politik e ekonomik të Kosovës dhe integrimet euro atlantike”, përfundon komunikata e departamentit amerikan të shtetit.

XS
SM
MD
LG